2011-06-08 15:15:57

Shefat e armatave të vendeve ballkanike takohen në Ohër


Konferenca e pestë e shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike filloi sot punimet e saj në Ohër, që u hapen nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili shprehi bindjen se bashkëpunimi në fushën e sigurisë bazohet në vlera, interesa dhe prioritete të ndara dhe se në mënyrë të vazhdueshme e me përkushtim sendërtohet përmes obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të përbashkëta.
Në Konferencën në Ohër marrin pjesë shefat e SHM të forcave të armatosura (FA) të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, si dhe zëvendësit e SHM të Greqisë, Rumanisë, Serbisë, komandanti i Armatës së tretë turke, si dhe SHM i FA të Malit të Zi.
Ivanov shprehi kënaqësinë që liderët ballkanik gjatë dhjetë viteve të fundit, të motivuar nga agjenda e përbashkët evropiane, me qëllim që t'u sigurojnë banorëve të vet një jetë të lirë, të sigurt dhe cilësore, filluan një faqe të re të historisë së përbashkët.
Shefi i Shtatmadhorisë së ARM së, gjeneralnënkoloneli Mirosllav Stojanovski, nga ana e tij theksoi se forumi në Ohër paraqet një reflektim të përpjekjeve të përbashkëta për partneritet të përforcuar sipas konceptit strategjik të NATO s, por edhe realizimin dhe promovimin e sigurisë dhe të stabilitetit të qëndrueshëm rajonal.







All the contents on this site are copyrighted ©.