Rezolutë e Londrës dhe e Parisit në OKB për Sirinë
Londra e Parisi paraqitën sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për
të dënuar shtypjen e revoltave me dhunë nga regjimi sirian i presidentit Bashar Al
Asad. Britania e Madhe e Franca kërkojnë gjithashtu, që të hapet një korridor humanitar. Tashmë
janë me mijëra refugjatët sirianë të strehuar në Turqi e në Liban, por gjatë ditëve
të fundit numri i tyre është shtuar në mënyrë të veçantë. Ndeshjet ndërmjet rebelëve
dhe forcave qeveritare kanë shkaktuar deri tani mëse 1.300 viktima.