Papa: BE-ja me rrënjët e krishtera të mbron martesën dhe familjen.
“Në Evropën e sotme, Kombet me traditë solide të krishterë kanë një përgjegjësi të
veçantë në mbrojtjen e promovimin e vlerës së familjes tëthemeluar mbi martesë,
që si do që të jetë mbetët vendimtare në fushën edukative e në atë shoqërore”. Kështu
pohoi Benedikti XVI gjatë fjalimit mbajtur në audiencën e përgjithshme në Vatikan,
të cilën ia kushtoi udhëtimit të këtyre ditëve në Kroaci, vend që, kujtoi Ati i Shenjtë,
“po përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian” me të gjitha pasuritë “ e thesarit të
vet shpirtëror, etik e kulturor”. “Akoma edhe një herë – nënvizoi Papa duke folur
para 30 mijë besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
– para nesh doli në thirrja më e thellë e Evropës, që është ajo e ruajtjes dhe përtëritjes
së humanizmit që ka rrënjë të krishtera e që mund të përkufizohet ‘katolike’, që do
të thotë universale dhe integrale”. Një humanizëm, kujtoi Papa Racinger, “që vendos
në qendër ndërgjegjen e njeriut, hapjen e tij ndaj trashendencës (mbinatyrshmes) e
në të njëjtën kohë realitetin e tij historik, aftësinë e frymëzimit të projekteve
politike të larmishëm por konvergjentë në ndërtimin e një demokracie përmbajtjesore,
të themeluar mbi vlera etike të rrënjosura në vet natyrën njerëzore”. Për Papën
teolog, Kroacia duhet “të shikon në Evropë nga pikëpamja e një kombi me traditë të
lashtë e solide të krishterë, që është pjesë përbërëse e qytetërimit evropian, ndërsa
po përgatitet në hyjë në Bashkimin politik, bëri të dëgjohet përsëri urgjenca e sfidës
që kanë sot popujt e këtij kontinenti: ajo, t që do të thotë tymos kenë frikë prej
Zotit, prej Zotit të Jezu Krishtit që është Dashuri dhe e Vërtetë, e nuk i heq asgjë
lirisë por i jep domethënien e horizontin e një shprese të besueshme”.