2011-06-08 19:34:40

NATO do të qëndrojë në Libi derisa të nevojitet. Gedafi të largohet.


28 anëtarët e NATO-s, të mbledhur sot e nesër në Bruksel, u kërkuan pjesëmarrësve të operacionit “Mbrojtje e bashkuar” në Libi, të impenjohen më shumë. Pakti i Atlantikut do të vazhdojë bombardimet kundër forcave të Muhamar Gedafit derisa të jetë e nevojshme. Ky qe thelbi i deklaratës përfundimtare për Libinë, ku dje, sulmet e Aleancës arritën një nivel të paparë deri tani, duke bombarduar sidomos bunkerin e kolonelit libian në Tripoli. Ky i fundit deklaroi se do të mbetet në kryeqytet, gjallë a vdekur.
Pa rezultat, edhe misioni i të dërguarit rus Mikail Margelov, i cili u largua sot nga Libia, duke vënë në dukje vetëm se ekziston një humnerë e thellë ndërmjet qëndrimeve të qeverisë së Tripolit dhe atyre të Këshillit Kombëtar të Përkohshëm, me qendër në Bengazi. Kryengritësit kërkojnë largimin e Gedafit nga pushteti dhe nga vendi. Ndërkaq, sot paradite brigadat besnike të raisit libian bombarduan me artileri të rëndë Misratën, mbi të cilën po derdhen mijëra ushtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.