Më 8 qershor kalendari Kishtar përkujton të Lumin Armando prej Ziertkzee
Me origjinë nga ishulli i Schouwen-it në Zeeland (Hollandë) armandi lindi aty nga
gjysma e shek XV. Hyri në urdhrin françeskan dhe iu kushtua për shumë vjet mësimdhënies
së Shkrimit Shenjt, falë njohjes së thellë të disa gjuhëve biblike, si gjuhës greke,
hebraike dhe kaldeje. Fryt i leksioneve të tij qenë disa komente mbi librat e Biblës,
që mbetën dorëshkrim, ndërsa tri vepra u botuan në Anversë në vitin 1534. U bë
shumë shpejt i njohur ndërmjet bashkëkohësve, të cilët e përshkruajnë si njohës të
thellë të Shkrimit Shenjt e jo më pak, i filozofisë shekullare, mjeshtër i mësimdhënies,
gojëtar i shquar, njeri i përshpirtshëm. Qe një nga françeskanët më të zellshëm, që
shpresonin ta reformonin urdhrin françeskan, pa qenë e nevojshme të ndahej në disa
degëzime, siç edhe u ndodhi më pas. Armando vdiq në kuvendin e Luvenit, në vitin
1524, sipas epitafit që iu shkrua mbi varr. Kujtohet si i lum më 8 qershor në Martirologun
Françeskan.