2011-06-08 15:15:48

Kuvendi i Prishtinës kritikon qeverinë për bisedimet me Serbinë


Kuvendi i Kosovës është i painformuar me rrjedhën e bisedimeve me Serbinë. "Është e vërtetë e madhe se ne kemi vërejtje sa i përket zhvillimeve të këtyre bisedimeve, për mungesën e informacioneve. Ne nuk e kemi marrë as platformën e këtyre bisedimeve", deklaroi kryeparlamentari Jakup Krasniqi, siç njofton shtypi kosovar. Autoritetet qeveritare faktikisht janë të obliguara me Rezolutë të paraqesin në Kuvend platformën e dialogut dhe ta informojnë në baza të rregullta Komisionin për Politikë të Jashtme për gjithçka që bisedohet me palën serbe në Bruksel. Qeveria po e anashkalon legjislativin me procesin e bisedimeve.
Bisedimet me Serbinë po karakterizohen me një terr informativ, i cili po ia bën të pamundur Kuvendit të Kosovës që të dijë se çfarë po ndodh. Në këtë proces po anashkalohen institucionet e vendit, ndërsa gjithçka është përqendruar tek disa persona." Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për të përditshmen “Zëri” te Prishtinës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të hedhin dritë mbi të vërtetën e bisedimeve.Ai po ashtu thotë se Kuvendi nuk kontrollohet nga qeveria, por e pranon se kryeministri Thaçi ka ndikim në legjislativ, ndonëse këtë e bën nëpërmjet Grupit Parlamentar të PDK-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.