2011-06-08 19:44:01

Kolegji Zgjedhor publikon motivacionet e vendimit për Tiranën


Kolegji Zgjedhor bëri të ditur sot motivacionet e vendimit, që i dha bashkinë e Tiranës, kandidatit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, duke hedhur poshtë padinë e Partisë Socialiste kundër rinumërimit të fletëve të votimeve të hedhura në kuti të gabuara. Sipas Kolegjit, i cili do të mblidhet më 13 qershor për të shqyrtuar padinë tjetër të socialistëve, me vendimin për rinumërimin e votave, Komisioni Zgjedhor nuk ka ndryshuar rregullat, por ka zgjidhur një situatë të pashfaqur më parë, në përputhje të plotë me ligjin.








All the contents on this site are copyrighted ©.