2011-06-08 19:35:11

Islamikë nigerianë sulmojnë një kishë


11 vetë janë vrarë në sulmin e militantëve islamikë nigerianë kundër një kishe e një stacioni policie në veri të vendit. Siç shkruan sot gazeta “Daily Sun”, sulmi i djeshëm është bërë nga grupi Boko Haram, nga i cili mbetën të vdekur tre vetë të tjerë. Anëtarët e këtij grupi e quajnë veten “talebanët e Nigerisë” e gjatë dy vjetëve të fundit, janë specializuar në sulme kundër kishave e qendrave të policisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.