2011-06-07 15:53:24

Sulm kundër simboleve katolike në Venezuelë


Shtatore, që shkatërrohen, profanacione, shkrime të shëmtuara kundër katolicizmit nëpër mure. Nuk janë akte të rastësishme vandalizmi, ato që shkandullojnë Venezuelën gjatë ditëve të fundit. Objektiv janë gjithnjë figuret kishtare, simbolet e fesë katolike. Vala e shkatërrimeve duket se prek veçanërisht figuret e Zojës së Bekuar. Episodi i fundit ndodhi në shtetin e Larës: një afresk i “Bareshës Hyjnore” u njollos me të kuqe. Në më pak se 15 ditë, ngjarja u përsërit në zona të ndryshme të Venezuelës. Të mërkurën e kaluar, vandalët i prenë duart shtatores së Virgjërës së Koromotos, në shtetin Portugesa.
Në një vend me shumicë katolike, si në të gjithë Amerikën Latine, popullsia pyet se nga vijnë këto vandalizma të mistershme kundër fesë. Sulmet kundër simboleve katolike kanë shkaktuar edhe polemika politike e akuza ndërmjet qeverisë socialiste të Hugo Çavezit dhe opozitës së djathtë. Ministri i Brendshëm, Tarek El Aisami premton se fajtorët do të kapen e akuzon të djathtën ekstreme, ndërsa opozita, krahun më radikal të përkrahësve të Çavezit. Marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Venezuelës dhe Kishës lokale nuk kanë qenë kurrë të lehta. Mëse një herë, krerët e Konferencës Ipeshkvnore Venezuelane janë trajtuar me përçmim nga rrethi i Çavezit, por ministri i brendshëm përpiqet të shuajë polemikat me hetimet në vazhdim e sipër.







All the contents on this site are copyrighted ©.