Në Maqedoni fiton partia e kryeministrit me 39% të votave
Partia e djathtë VMRO-DPMNE i kryeministrit Nikola Gruevski fitoi zgjedhjet e parakohshme
të së dielës në Maqedoni, me 39% të votave. Bashkimit Socialdemokratik të Branko Crvenkovskit
i shkoi 32,7% e votave. Dy partitë më të mëdha ndiqen nga partitë e shqiptarëve: BDI-ja
e Ali Ahmetit me 10,2% dhe PDSH-ja me 5,8%. Sipas gjasave, Ali Ahmeti do të bëjë aleancë
me partinë fitimtare. Ndërkaq, policia ka arrestuar sot ish-ministrin e Punëve
të Brendshme, Lube Boshkovski. Ai akuzohet se ka financuar në mënyrë të paligjshme
fushatën zgjedhore të partisë së tij “Të bashkuar për Maqedoninë”, e cila ka fituar
vetëm 13 mijë vota.