Sot e diel 5 qershor,Kisha kremton të dielën e 7-të Pashkëve dhe solemnitetin
e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, festë që tek shqiptarët njihet me ermin
të Shëlbuemit. Po sot më 5 qershor kalendari kishtar përkujton edhe
Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir dhe shën Pjetri i Korishës së Prizrenit,
Oshënar, nga Kosova. Zoti na i dhuron të mirat e çmueshme që i ka premtuar, në
mënyrë që të marrim pjesë në natyrën e tij hyjnore. Të hënën më 6 qershor,
kalendari liturgjik i Kishës do të përkujtojë Shën Norbertin, ipeshkëv të Magdeburgut,
themelues i Kanonikëve të Rregullt Premostratenës; Shën Klaudion, abat e ipeshkëv,
Shën Paolinen e tjerë.“Presim qiellin e ri e tokën e re” pohon psalmi. Zoti i shndritë
ditët tona me shpresë. Të marten e ardhshme më 7 qershor, kalendari liturgjik
i Kishës përkujton Shën Antonin Gjanelli, ipeshkëv i Bobbios, themeluesin e Bijave
të Marisë. “Zoti nuk na e ka dhënë shpirtin e frikës, por përkundrazi shpirtin e virtytit,
të dashurisë dhe të urtisë”, pohon liturgjia e ditës. Vetëm duke u mbështetur në Krishtit
Shëlbues, mund t’i mposhtim të këqijat që kërcojnë jetën e njerëzve. Të mërkurën
që vjen më 8 qershor, kalendari liturgjik i Kishës, përkujton Shën Medardin, ipeshkëv.
“E vërtetë është kjo fjalë: ‘Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të
jetojmë’ – pohon shën Pali. Jezusi na paraqet rregulloren e artë të jetës së re, që
vlenë kurdoherë e për këdo: ‘të duash krejtësisht e në mënyrë integrale Zotin e Vetëm
dhe të afërmin prosi veten. “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë
mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde! Dhe “ duaje të afërmin tënd porsi veten” . Të
enjten më 9 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Efremin, diakon
e doktor i Kishës; Shën Prenkën e Feliçanin, martirë.‘Ligji ytë, o Zot, është burim
paqeje’, pohon psalmi i kësaj dite. Liturgjia e Fjalës e kësaj së dite, na ftojnë
ti dëgjojmë e ti pranojmë mësimet e Jezu Krishtit që rrij në të djathtën e Atit Qiellor.
Vetëm Jezusi është mjeku që i shëron plagët e shpirtit tonë. Të premtën e ardhshme,
më 10 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Landerikun, ipeshkëv
i Parisit. “Me jetën time do t’i këndojnë lavdet tua o Zot”, pohon psalmi i ditës
e pjesa e Ungjillit nxjerrë në dritë vlerën e bujarisë e të zemrës së mirë para syve
të Zotit. Mos të harrojmë se bujaria, zemërgjërësia nuk matet me sasi por me mirësi. Të
shtunën, më 11 qershor, bie e diela e solemnitetit të Trinisë Shenjte e kalendari
liturgjik i Kishës në këtë ditë përkujton edhe Shën Barnabën, apostull e shën Paolen
Frassinetti, themeluesen e Motrave të Shën Dorotesë. Jezusi kërkon prej nesh të zgjohemi
e të punojmë seriozisht për ndërtimin e Mbretërisë së Zotit në jetën e përditishme
përmes veprave të mira, të drejta e plotë dashuri ndaj çdo njeriu që takojmë në jetë.
Të dielën e ardhshme më 12 qershor Kisha do të kremton solemnitetin e festës
së Rrëshajëve. Këtë ditë pra bie festa e ditëlindjes së Kishës, sepse kremtimi
i Rrëshajëve, festa e Zbritjes së Shpirtit Shenjtë Zot mbi Apostujt në Cenakull së
bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit: dërgimin e Shpirtit
Shenjtë për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin dhe veprimtarinë e tyre të përhapjes
së Lajmit të Mirë, Ungjillit. Jezus u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shentjë. Ai
do të ju japë forcë, guxim dhe entuziazëm”! Në Zemër të Krishtit është burimi i asaj
dashurie që Shpirti Shentjë e derdhi në zemra tona duke na bërë të aftë ta duam Atin
sikur e deshti Krishti e duke na nxitur ti duam vëllezërit e çdo njeri, sikur Ai na
ka dashur ne.