2011-06-05 17:40:50

Papa: vlerat njerëzore e të krishtera në rrënjët e Bashkimit Evropian


Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në Kroaci ripohoi vlerën e rrënjëve të krishtera e nevojën e takimit ndërmjet kulturave të ndryshme të kontinentit. Një reflektim i qartë ai që Papa bëri me gazetarët që e shoqëronin në udhëtimin apostolik në Kroaci. Reflektim i shprehur me fjalë të qarta mbi rëndësinë e integrimit në Evropë të një Kombi të vogël që ka tradita të rrënjosura të krishtera e një marrëdhënie me selinë e lashtë romake së paku që trembëdhjetë vjet histori.
Në një kontinent të tronditur në Nëntëqindën nga luftëra e dhuna e patregueshme, por që në dekadat e fundit është pajisur me struktura të përbashkëta, së pari ato ekonomike e pastaj edhe politike, është urgjent që procesi i drejt bashkimit të mbështetet e pasurohet edhe në planin kulturor e shpirtëror. Në pritjen e Kombeve të reja – si ai kroat, njëzet vjet pas pavarësisë – që Evropa duhet të dijë ti integrojë duke pranuar diversitetin e mirë e të dobishëm.
E kontributi që Kroacia mund të sjellë në kontinentin e vjetër është pikërisht ai i rrënjosur në humanizmin e krishterë e në forcën e një vërtetësie historike e aftë ti kundërvihet racionalizmit abstrakt. Ky, sipas vështrimit të Papës është antidoti ndaj skepticizmit me fytyrë burokratike të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye shumë qytetarë mbesin larg apo distancohen prej ndërtimit të bashkimit real, i rëndësishëm edhe për qenë shembull për pjesën tjetër të botës.
Para sfidave bashkëkohore – mbi të gjitha çorientimi i jetës pa obligime, shpirti i kohës (Zeitgeist) aktuale – tradita katolike, “që mund ta shndërroi botën”, në Kroaci mund të mbështetet në një histori që ka ditur ti kapërcej pengesat, vështirësitë e konfliktet, të kohëve të fundit e ato të lashta. Siç u theksua në fjalët e mirëseardhjes së presidentit kroat e sidomos në ato të Benediktit XVI, pikërisht në miqësi e në afërsi të këtij Kombi, ndjehet thellësisht më shumë në Evropën qendrore se sa në Ballkani.
E në kujtesën e të krishterëve si kardinali Franjo Sheper, paraardhës i Joseph Ratzingerit në Kongregatën e Vatikanit për doktrinën e fesë, e sidomos si i lumi Alojzije Stepinac, dëshmitar heroik i fesë së krishterë kundër diktaturave ndërmjet tyre të kundërta të ustashëve e të komunistëve, mbrojtës e rojtar - përtej stereotipave që janë fryte të propagandës totalitare – të romëve, hebrenjve e ortodoksëve të përndjekur. Një shembull për Evropën e sotme.







All the contents on this site are copyrighted ©.