Më 5 qershor, kalendari Kishtar përkujton shën Pjetri i Korishës së Prizrenit, Oshënar,
nga Kosova.
Pjetri është me prejardhje nga fshati Ujëmirë, që gjendet në jug-lindje të Pejës.
Ai u rrit shumë i varfër, jetonte me bukën që fitonte duke lëvruar një copë toke (arë)
tejet të vogël me një ka të verbër nga njëri sy. Pas vdekjes së prindërve, u tërhoq
në një vend të izoluar bashkë me të motrën Helenen. Më vonë, u izolua brenda një shpelle
në kodër të fshatit Korishë, jo larg Prizrenit, në Kosovë. Pas një pendese të gjatë,
në lutje e meditim të Fjalës së Zotit, Pjetri vdiq kah fundi i shekullit XIII-të. Mbreti
serbë, Stefan Dushani (1331-1355) dha urdhër që në këtë vend të vdekjes së Shën Pjetrit,
të ndërtohej një kishë, e cila u vu nën mbrojtje të manastirit të Hilandarit mbi Malin
Athos. Në vitin 1572 reliket e Pjetrit u bartën në manastirin e Shën Mihillit Kryengjëll,
në zonën e Ibrit, ku edhe gjenden e nderohen.