2011-06-04 16:24:48

Zoja e Portës së Gurit


“Majka Božja Kamenitih vrata” është Pajtroja e Zagrebit. Porta e Gurit është e vetmja që ka mbetur nga katër hyrjet e lashta brenda mureve. Në kët portë duket një pikturë e Zojës e shekullit XVII. Devocioni i kroatëve për shën Marinë Virgjër është tepër i lashtë e dokumentohet në një Breviar të dioqezës së Zagrebit, më 8 dhjetor 1290: “Conceptio Virginis gloriosae quae fuit concepta sine peccato originali”. Papa Nikolla IV (1288-1292), ish-ministër provincial i Fretërve të Vegjël të Kroacisë, i dhuron kuvendit të Iaderës në Dalmaci një figure të Zojës së Papërlyer, që edhe sot nderohet në kishën e kuvendit. Sinodi dioqezan në Zagreb, mbledhur në muajin e majit të vitit 1687, urdhëron që në vigjilje të festës së Zojës së Papërlyer të mbahet agjërim i rreptë, vetëm me bukë e ujë. Shumë më parë se të shpallej dogma përkatëse e vitit 1854, ndërtohen shumë elterë e kisha në nder të Zojës së Papërlyer e ngrihen shtatore të Virgjërës Mari në sheshet e qyteteve më të mëdha. Shtatore vihen edhe në anije për mbrojtjen e marinarëve e për përhapjen e kultit të Zojës së Papërlyer në vendet më të largëta të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.