2011-06-04 16:20:44

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç


Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç
Është lindur në Zagreb më 1957. Laureuar në jurisprudencë në Universitetin e Zagrebit më 1980, bën më pas masterin dhe doktoraturën në vitin 1994. Pedagog i së Drejtës Penale Procesuale dhe Ndërkombëtare në të njëjtin atene. Nga viti 1980 anëtarësohet në Partinë Komuniste Kroate e merr pjesë edhe në shndërrimin e saj në Parti Socialdemokratike. Përfaqëson Kroacinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në Gjykatën Penale për krimet në ish-Jugosllavi. Në vitin 2003, zgjidhet deputet në parlament. Nga 10 janari 2010 është presidenti i Republikës. Autor i publikimeve të shumta në fushën juridike e kompozitor i rreth 50 veprave të muzikës klasike bashkohore. Është i martuar me zonjën Tatjana dhe ka një vajzë. U prit nga Benedikti XVI në Vatikan, më 9 tetor 2010.

Pallati presidencial
Gjendet në këmbët e Malit Medvenica në një zonë rezidenciale, në mes të një parku të madh. Është ndërtuar në fund të viteve ’50 si rezidenca e Mareshallit Tito në Zagreb.







All the contents on this site are copyrighted ©.