2011-06-03 18:04:22

Programi i vizitës së Benediktit XVI në Kroaci (4-5 qershor 2011): “Së bashku në Krishtin”.


Benedikti XVI do të niset me avion rreth orës 09.30 nga Aeroporti Ndërkombëtar “Leonardo da Vinçi” i Romës, drejt Zagrebit.
Pritet të arrijë rreth orës 11.00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Zagrebit ‘Pleso’, ku do të mbahet edhe ceremonia e mirëseardhjes e Papa do t’i drejtojë përshëndetjen e parë Kroacisë e popullit kroat.
Menjëherë pas ceremonisë, në orën 12.15, Benedikti XVI do t’i bëjë një vizitë mirësjelljeje presidentit të Republikës, në Pallatin presidencial të Zagrebit.
Më pas, rreth orës 13.50 do ta presë presidentin në Nunciaturën Apostolike të Zagrebit.
Në orën 14.00 do të jetë në Nunciaturën Apostolike, ku do të drekojë me anëtarët e grupit shoqërues.
orën 18.15 do të takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile, të botës politike, akademike, kulturore e afariste, me Trupin Diplomatik e me liderët fetarë, në Teatrin Kombëtar Kroat të Zagrebit. Gjatë takimit, Papa do t’u drejtojë fjalën pjesëmarrësve në takim.
19.30, mbrëmësorja e shumëpritur e lutjes me të rinjtë, në Sheshin Bano Josip Jelaçiç të Zagrebit, me të cilin do të përfundojnë edhe veprimtaritë tejet të ngarkuara, të ditës së parë të Papës në Zagreb.

Të dielën, më 5 qershor
në orën 10.00 Benedikti XVI do të kryesojë Meshën Shenjte të Ditës kombëtare të familjeve katolike kroate, në hipodromin e Zagrebit: do të mbajë homelinë e do të kremtojë lutjen e Mbretëreshës Qiellore.
Në orën 14.00 dreka me ipeshkvijtë e ftuar dhe me grupin shoqërues, në Selinë e Sekretariatit të Konferencës Ipeshkvnore të Kroacisë, në Zagreb.
Në orën 16.30, do t’i japë lamtumirën Nunciaturës Apostolike të Zagrebit.
Në orën 17.00, kremtimi i lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë, priftërinjtë, rregulltarët e seminaristët, pasuar nga lutja pranë varrit të të Lumit Alojzije Viktor Stepinac, në katedralen kushtuar të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në qiell e Shën Shtjefnit, në Zagreb.
Në orën 18.15, do të vizitojë selinë e kardinalit-kryeipeshkëv të Zagarebit.
Në 19.15, ceremonia e lamtumirës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Zagrebit.Nisja nga Aeroporti ‘Pleso’, në orën 19. 45, për të arritur, sipas parashikimit, në orën 21. 15 në Aeroportin romak të Çiampinos.







All the contents on this site are copyrighted ©.