2011-06-03 15:58:09

Presidenti i Jemenit shpëton nga sulmi i kryengritësve kundër pallatit presidencial


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh i shpëtoi sot sulmit të kryengritësve kundër pallatit presidencial, megjithëse fillimisht, televizioni raportoi vdekjen e tij. Më vonë, emitentja “al Arabiya” sqaroi se Saleh është plagosur lehtë në kokë nga artileria e milicive tribale, aleate të opozitës. Sot paradite, së paku 50 vetë gjetën vdekjen në ndeshjet ndërmjet milicëve disidentë dhe forcave të regjimit. Një nga zëdhënësit e qeverisë së Sana’a-së deklaroi gjithashtu se gjatë bombardimit të xhamisë pranë pallatit presidencial, mbetën të plagosur edhe shtatë funksionarë të tjerë jemenitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.