2011-06-03 16:49:36

Në Dublin, përfundoi takimi përgatitor për Kongresin eukaristik ndërkombëtar.


Përfunduan sot, në Dublin, punimet e takimit përgatitor për Kongresin e 50-të eukaristik ndërkombëtar, që do të mbahet në kryeqytetin irlandez, në qershor 2012. Në takim morën pjesë delegatë nga 70 vende të ndryshme të botës. Pikërisht përmasën universale të Kongresit e thekson kryeipeshkvi Piero Marini, kryetar i Komitetit për Kongreset eukaristike ndërkombëtare, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Aspekti universal është themelori në një Kongres eukaristik ndërkombëtar. Ky i Dublinit do të jetë i 50-ti, e do të kremtohet në atmosferën e 50- vjetorit të hapjes së Koncilit II të Vatikanit. Koncil Universal, i përgjithshëm për Kishën. Kështu, edhe Kongresi, në të cilën sundon aspekti universal i Kishës e ku të gjithë ata, që do të mblidhen, ndonëse u përkasin racave të ndryshme e flasin gjuhë të ndryshme – do ta ndjejnë veten pjesë të vetë Kishës, që shikon drejt së ardhmes; që e kremton Darkën e Mbrame të Krishtit për njerëzit e sotëm e për ata, që do të vijnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.