2011-06-03 15:57:44

Mlladiq para Gjykatës së Hagës dëgjoi krimet që ka bërë


Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, nuk u prononcua as fajtor, as i pafajshëm. Vendosi kështu të ndjekë të njëjtën taktikë, që ka përdorur edhe aleati i tij Radovan Karaxhiq para Gjykatës së Hagës. Në audiencën e paradites, drejtuar nga gjykatësi hollandez Alfons Orie, ai refuzoi të deklarohej “i pafajshëm” ose jo. Kështu fitoi 30 ditë për t’u përgatitur për mbrojtjen. Audienca e ardhshme do të mbahet më 4 korrik. Mlladiç i quajti “shpifje”, 11 akuzat kundër tij e “të urryera”, fjalët e përdorura në aktin e akuzës. Madje tundi kokën në shenjë mosaprovimi edhe kur iu lexuan akuzat për masakrën e Srebrenicës e për rrethimin e Sarajevës. 37 faqet e aktit e akuzojnë gjeneralin, që njihet si “kasapi i Ballkanit”, për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.