Benedikti XVI priti në Vatikan zëvendës presidentin e SHBA-së Xho Bajden
Sot paradite Papa priti në Vatikan zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës Xho Bajden në vizitë private. Bajden është katolik e deshi të takonte Papën
Benediktin XVI për një përshëndetje e bisedë me të. Megjithatë takimi nga pikëpamja
diplomatike nuk ka karakter zyrtar.