2011-06-03 17:28:37

Ambasadori Rrok Logu: Shqipëria vend kalimi me vlera për shtegtarët ndërkombëtarë


Shqipëria merr pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Shtegtimeve të Shpirtit /Josp Fest që po zhvillohet në Romë nga 2 deri më 5 qershor. Ky festival u propozon shtegtarëve të fesë vlerat morale dhe shpirtërore të shtegtimeve, si dhe bukurinë artistike e natyrore të vendeve që janë caku i turizmit fetar. Nisma është ideuar nge Opera Romana Pellegrinaggi, në kuadrin e aktivitetit të Dioqezës së Romës. Tema e manifestimit të 2011- Pilgrim Lifestyle – na fton të zbulojmë, të shijojmë e përjetojmë fuqinë e uratës së përditshme, meditimin e bashkëndarjen me të tjerë të një stili të thjeshtë të jetës, që ndihmon të mendojmë mbi kuptimin dhe drejtimin e ekzistencës sonë personale. Mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për herë të parë në këtë festival, të dëgjojmë ambasadorin e Shqipërisë pranë Vatikanit zotin Rrok Logu....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.