2011-06-01 19:47:58

Parlamenti i Iranit e çon në gjyq Ahmedinexhadin për shkelje të ligji


Rritet tensioni brenda skenës politike iraniane pasi që sot Parlamenti i ka dorëzuar Gjykatës një relacion të shkurt në të cilin akuzohet presidenti Mahmud Ahmedinexhad për shkeljen e ligjit me marrjen e postit të ministrisë së Naftës. Javën e kaluar kreu i Shtetit iranian e pushoi nga detyra ministrin e Naftës Massoud Mirkazemi e mori personalisht udhëheqjen e kësaj ministrie, që në atë kohë e bënte edhe president të radhës në kryesi të Opec-ut në Vjenë. Këshilli i Rojtarëve, që është i ngarkuar për monitorimin e respektimit të Kushtetutës iraniane, e quajti të paligjshëm këtë lëvizje, duke vendosur që Ahmedinexhad nuk mund të drejtoi ministrinë e Naftës. Si pasojë, Ahmedinexhad anuloi udhëtimin e tij jashtë vendit, por kjo nuk e kënaqi Parlamentin, që e ka paraqitur rastin pranë gjykatës së vendit për hetime të mëtejshme. Vendimi i Ahmedinexhadi për reduktimin e ministrive, duke bashkuar ministrinë e Naftës me atë të Energjisë, ka shkaktura kritika të ashpra në parlament. Ahmedinexhadi është përfshirë në një konflikt me klerin islamik dhe grupin konservator të vendit.
E sot ka vdekur Haleh Sahabi, një aktiviste e opozitës iraniane pas funeralit të të atit, i cili, gjithashtu, ishte veteran i opozitës iraniane. Ezatollah Sahabi, ish-anëtar i Parlamentit, që ishte detyruar të kalojë në opozitë nga kleri iranian gjatë viteve të 80-ta, ka vdekur sot pas një sulmi në zemër në një spital të Teheranit, në moshën 81-vjeçare. E bija e tij, Haleh Sahabi, 54-vjeçare, gjithashtu, aktiviste e opozitës dhe e të drejtave të gruas, ishte burgosur gjatë protestave në Iran në vitin 2009. Ajo qe lejuar të dalë nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e të atit, në periferi të Teheranit. Faqet e internetit të opozitës iraniane raportojnë per vdekjen e saj pasi u rrëzua në tokë pas goditjeve qe pesoi nga forcat e sigurisë, që ishin të pranishme në funeral. Një dëshmitar tha Radio Fardas se e ka pa atë se si është goditur nga forcat e sigurisë gjatë përleshjes me ta.







All the contents on this site are copyrighted ©.