2011-06-01 15:10:38

Në Shqipëri priten akoma rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve


Në Shqipëri vazhdojnë ndërhyrjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që procesi elektoral të përfundoi sa më shpejtë e në mënyrë transparente.
Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon rinumërimin e votave për Bashkinë e Tiranës e ndërsa pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për padinë e ngritur nga Partia Socialiste kundër kësaj procedure, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui u kujton politikanëve se në fund të vitit, Brukseli do të vlerësojë pjekurinë politike e demokratike të vendit. Nga “Shkolla e Kuqe”, ku bashkë me fëmijët festoi 1 Qershorin, Sekui theksoi se është shumë e rëndësishme që procesi i çertifikimit të rezultateve për zgjedhjet lokale të jetë transparent, i lirë dhe në përputhje me ligjin.







All the contents on this site are copyrighted ©.