2011-06-01 15:10:54

IAEA: Tokio nuk e ka marrë parasysh rrezikun e tsunamit


Autoritetet japoneze e kanë nënvleftësuar rrezikun e tërmetit detar në projektimin e në administrimin e centraleve bërthamore. Ky është rezultati, në të cilin kanë arritur 18 ekspertët e komisionit të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kryesuar nga Majk Uejtman. Sipas tij, Tokio duhet të hartojë urgjentisht një rregullore të re, ku të merren parasysh rreziqet nga të gjitha fatkeqësitë natyrore. Ajo duhet të azhurnohet vazhdimisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.