“Kosova duhet të ndahet mes Serbisë e Shqipërisë”: deklarata është e zv.kryeministrit
serb, Ivica Daçiq, njëkohësisht ministër i brendshëm i Republikës Serbe. Në një intervistë
për të përjavshmen e Beogradit “NIN”, Daçiq sqaron se “mbrojtja e Kosovës me luftë
nuk pati sukses”, prandaj është e nevojshme të ridiskutohen kufijtë, sa nuk është
vonë. Sipas tij, Serbia duhej të ishte ulur në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë,
që në vitin 1990, pasi ndarja e Kosovës mes Tiranës dhe Beogradit është i vetmi opcion
i mundshëm.