2011-05-31 13:32:09

Papa kërkon lutje për meshtarët, që të jenë dëshmitarë të Zotit


Në muajin e qershorit, që fillon nesër, Papa Benedikti XVI kërkon në veçanti lutje për meshtarët, që ata të jenë dëshmitarë të vërtetë të dashurisë së Zotit. Ky është ndjeti i Atit të Shenjtë, një vit pas mbylljes së Vitit Meshtarak, në letrën, që ia beson Apostullimit të Lutjes, nismë që ndiqet nga 50 milion vetë në pesë kontinentet e botës.
Ndjeti i përgjithshëm për muajin qershor na fton: “Të lutemi që meshtarët, të bashkuar me Zemrën e Krishtit, të jenë gjithnjë dëshmitarë të vërtetë të dashurisë së kujdesshme e të mëshirshme të Zotit”. Përveç ndjetit të përgjithshëm, Papa propozon çdo muaj edhe ndjetin misionar, i cili për qershorin është ky: “Të lutemi që Shpirti i Shenjtë të dikojë në bashkësitë tona thirrje të shumta misionare, të gatshme për t’iu përkushtuar plotësisht përhapjes së Mbretërisë së Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.