2011-05-31 18:11:50

Në Pakistan sulmet kundër talibanëve, vriten 11 islamikë


Aeroplanët luftarakë të Pakistanit sot kanë sulmuar pozicionet e talibanëve në rajonin fisnor Orakzai, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi. Sipas pohimeve të një zyrtari rajonal qeveritar, nga sulmi janë vrarë 11 militantë islamikë. Ky sulm u bë një ditë pas raporteve, që sugjeronin se ushtria e Pakistanit do ta fillojë ofensivën në rajonin e afërt, Vaziristanin Verior, që është i njohur si strehim për militantët e al-Kaidës dhe talibanët.







All the contents on this site are copyrighted ©.