2011-05-30 17:21:35

Të mos krijohet alarm pë bakterin Esheri-koli


Duhet mbajtur nën kontroll fenomeni por nuk duhet rënë në alarmizëm. Ky është qëndrimi evropian ndaj bakterit Esheria-koli, që po shkakton infektimin e shumë personave dhe vdekjen e disave në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Britaninë e Madhe, Austri e Hollandë. Bakteri është gjetur tani për tani në kastravecat me prejardhje nga Spanja. Janë baktere që jetojnë në zorrët e njeriut, por që mund të mbijetojnë edhe jashtë tyre. Varianti i gjetur prodhon në organizëm një helm, që shkakton probleme më të mëdha se vetë bakteri. Secili mund të parandalojë përhapjen e tij me anë të higjienës. Frutat e perimet duhen lënë në ujë me sodë për 15 minuta e pastaj, duhet të shplahen mirë para se të konsumohen. Ndërkaq, zierja e perimeve është mjet i mirë parandalues për këtë bakter, ashtu si edhe për të tjerët. Natyrisht, nuk duhet harruar larja e shpeshtë e duarve.







All the contents on this site are copyrighted ©.