2011-05-30 12:42:02

Papa: denoncon përpjekjet e mënjanimit të Zotit nga jeta publike


Papa denoncon “përpjekjet për mënjanimin" e krishterimit “nga jeta publike” dhe nënvizon se “kriza” aktuale “sjell me vete elemente të përjashtimit të Zotit nga jeta publike e njerëzve, që dëshmon një indiferencë të përgjithësuar ndaj vet fesë së krishterë”. Kështu tha mes tjerash Papa në audiencë me dikasterin e Vatikanit për Ungjillëzimin e Ri, i cili këtyre ditëve mban asamblenë e vet të parë plenare.
“Kriza që po përjetohet – u tha Papa përfaqësuesve të dikasterit të Selisë së Shenjtë të themeluar prej tij, të cilin e drejton imzot Rino Fisichela – ka në vete, karakteristikat e përjashtimit të Zotit nga jeta e njerëzve, tiparet e indiferencës së përgjithësuar ndaj vet fesë së krishterë, deri në tentimin e mënjanimit të saj nga jeta publike. Në dekadat e kaluara ishte akoma e mundur të gjendej kuptimi i krishterë në vija të përgjithshme, që ishte rritur nën hijen e fesë e cila ka ngjizur kulturën. Sot, mjerisht, gjendemi para dramës së thërrmimit...që nuk lejon më të kesh referim njësues; më tutje, shpesh po verifikohet fenomeni i njerëzve që dëshirojnë t’i përkasin Kishës, por që janë thellësisht të mbrujtur (formuar) nga një vizioni i jetës që është në kundërshtim me fenë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.