Filloi sot në Tripoli, misioni diplomatik i presidentit afrikanojugor
Filloi sot në Tripoli, misioni diplomatik i presidentit afrikanojugor Zuma për të
biseduar mbi një armëpushimin e mundshëm dhe mbi fillimin e reformave demokratike
nga ana e regjimit libian. Televizioni shtetëror i Libisë referoi ndërkaq, se sulmet
ajrore të NATO-s kundër qytetit të Zlitanit kanë shkaktuar 11 viktima. Sipas sekretarit
të përgjithshëm të Paktit të Atlantikut, Rasmusen, mbretëria e Gedafit “po perëndon”,
por 100 ditë revolta nuk arritën ta shtrëngojnë atë të largohet nga pushteti. Gjithsesi,
kryengritësit e Cirenajkës e konsiderojnë të afërt fitoren.