Dialogu ndërmjet katolicizmit e islamizmit në Evropë
Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës organizon në Torino, nga data e nesërme,
31 maj, deri më 2 qershor, takimin e dytë të ipeshkvijve e të delegatëve të Episkopateve
për dialogun me Islamin në Evropë. Gjatë mbledhjes, do të diskutohen e do të shqyrtohen
aspektet e ndryshme të marrëdhënieve ndërmjet katolikëve e myslimanëve në Kontinentin
e Vjetër. Në veçanti, do të vihen në dukje mjetet për të kapërcyer frikën e intolerancën
ndaj myslimanëve dhe mënyrat e bashkëpunimit të të dyja bashkësive, katolike e myslimane,
me institucionet evropiane.