2011-05-30 14:38:40

Benedikti XVI: Të jesh katolik do të thotë të jesh marian


Të shtunën e kaluar, duke pritur në audiencë, në Vatikan, disa anëtarë të Kongregatës mariane mashkullore të Regensburgut, Papa foli për lidhjen e tij të ngushtë me Marinë. Kujtoi se në moshën 14 vjeçare u strehua nga Kongregata mariane e Trausenstein. Ishin vitet e errta, kur Hitleri sundonte pjesën më të madhe të Evropës e vihej në dyshim ardhmëria e krishterimit në Kontinent. Atëherë në horizont u riduk Maria, besimtarja e madhe, që i tregoi edhe një herë popujve udhët e Zotit. E të krishterët u bindën përsëri se të jesh besimtar, do të thotë të jesh i devoçëm i Zojës.RealAudioMP3
Që asokohe kanë kaluar 70 vjet. Ishin vite të errta, të tronditura nga lufta:
"Hitler hatte hintereinander Polen, Dänemark..."
Hitleri kishte nënshtruar njëra pas tjetrës Poloninë, Danimarkën, Vendet e Ulëta dhe Francën… e pikërisht në këtë kohë, 70 vjet më parë, kishte pushtuar edhe Jugosllavinë e Greqinë. Dukej se Kontinenti po përvëlohej në zjarrin e luftës, që e kishte ndezur vetë; sikur po merrte fund çdo gjë e mirë, me vlerë, e edhe ardhmëria e krishterimit. Pak pasi u pranova në seminar - vijoi të kujtonte Papa – Gjermania naziste sulmoi Rusinë e Kongregata u shpërnda ku e si mundi. U shua për pak kohë. Por vetëm në dukje. Zoja e Bekuar do ta shpëtonte përsëri Evropën e njerëzit do ta kuptonin se të jesh katolik, do të thotë të jesh marian, se dashuria për Nënën, do të thotë se në Nënën e përmes Nënës gjejmë Zotin. Popujt e Evropës u rikthyen te Zoti- vijoi të kujtojë Papa - e unë në sallat e universiteteve gjermane, ku mësimi i mariologjisë ishte e është pakëz i ashpër e i përkorë. Një mësim, ku themelore është të kuptohet feja e Marisë:
"Selig, die du geglaubt hast!..."
E Lumja ti që besove! Me fjalët e Shën Elizabetës Papa nënvizoi se Maria është besimtare e madhe, që konkretizon besimin e Abrahamit, në besimin në Jezu Krishtin. Na tregon, kështu, të gjithëve, rrugën e fesë. Na mëson guximin, me të cilin duhet t’i besojmë atij Zoti, që lëshohet në duart tona. Na mëson ta ndjejmë me gjithë forcën gëzimin e dëshmitarëve të tij. Na mëson t’i rrimë pranë, edhe kur të gjithë ikin. Është pikërisht guximi i qëndrimit pranë Zotit, kur ai dukej krejt i humbur, që solli ditën e Pashkëve.
Shumë herë - kujtoi Papa - kam rast të prek me dorë sa devocion të madh kanë njerëzit në Marinë. Sepse Nëna vijon ta sjellë në botë Zotin, t’ia dhurojë njerëzimit Birin, që ta kemi gjithnjë pranë në të mira e në të vështira. E kjo dëshmon qartë se feja nuk i përket vetëm së kaluarës. I përket edhe së sotmes. E sidomos, së nesërmes.







All the contents on this site are copyrighted ©.