2011-05-29 18:15:56

Papa: të mbështetësh në Zojën e Bekuar do të thotë të kesh gjithmonë ndihmë të sigurt.


Feja nuk i përket së kaluarës, por hapet gjithmonë ndaj të sotmes e, sidomos, ndaj së nesërmes”. Dy ditë pas aktit të besimit të Italisë Virgjërës Mari – në bazilikën e Zojës së Madhe së bashku me ipeshkvijtë italianë të mbledhur në Romë me rastin e Asamblesë së 63-të të Përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Katolike Italiane, - Benedikti XVI iu kthye edhe një herë temës së kushtimit e besimit të Italisë Shën Marisë duke kujtuar se “gjithmonë ka qenë e qartë se katoliciteti nuk mund të ekzistoi pa shembullin e Marisë, se të jesh katolikë do të thotë të jesh marianë, e kjo do të thotë dashuri për Nënën, se në Nënën e nëpër Nënën e gjejmë Zotërinë Jezus”.
Anëtarëve të “Marianische Manner-Congregation Maria Verkundung” nga Regensburgut, në të cilën kongregatë mariane Jozef Racinger, asokohe seminarist 14 vjeçar ,qe pranuar pikërisht 70 vjet më parë, Papa rrëfeu se “përmes vizitave pesëvjeçare të ipeshkvijve të botës, pra përmes vizitave ad Limina Apostolorum, në Vatikan përjetohet “vazhdimisht se si njerëzit, posaçërisht në Amerikën Latine, por edhe në kontinentet tjera, mund të mbështeten në Nënën hyjnore, mund ta duan Nënën e, përmes Nënës, pastaj mësojnë ta njohin, ta kuptojnë e ta duan Krishtin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.