2011-05-29 10:27:21

Papa, Karitasit Ndërkombëtar: pa iu referuar Zotit, mund të biem pre e ideologjive të dëmshme


Pa një themel transhendet, pa iu referuar Zotit Krijues, pa marrë parasysh fatin tonë në amshim, rrezikojmë të bëhemi pre e ideologjive të dëmshme”. Kështu u tha Benedikti XVI të premten pjesëmarrësve në asamblenë e përgjithshme të Karitasit Ndërkombëtar, e cila u zhvillua javën e kaluar në Romë.
“Gjithçka bëni e thoni – theksoi Papa – dëshmia e jetës dhe e veprimtarisë suaj, është e rëndësishme e kontribuon në nxitjen e së mirës së gjithanshme të njeriut”. “Caritas Internationalis – shpjegoi akoma Ati i Shenjtë – është një organizatë, së cilës i takon roli i favorizimit të bashkimit ndërmjet Kishës universale dhe Kishave të veçanta, si edhe nxitja e bashkimit ndërmjet të gjithë besimtarëve, në ushtrimin e bamirësisë. Njëkohësisht, ai është i thirrur të japë kontributin e vet për ta përçuar mesazhin e Kishës në jetën politike e shoqërore, në planin ndërkombëtar”.
Të pranishëm në asamble ishin edhe përfaqësues të Karitasit e të Kishës Katolike nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi. Të dëgjojmë fillimisht presidentin e Karitasit të Shqipërisë, imzot Xhorxh Frendon..........RealAudioMP3

Ia drejtuam mikrofonin edhe presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shën Çirilit e Shën Metodit, kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Zef Gashi........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.