2011-05-27 17:18:13

Takimi i liderëve të Evropës Qendrore në Varshavë


Në Varshavë të Polonisë filluan punimet e takimit të presidentëve të 20 Vendeve të Evropës Qendrore ku pritet të diskutohen transformimet aktuale në botën arabe dhe për tranzicionin e rajonit kah demokracia. Në takim pritet pjesëmarrja edhe e presidentit amerikan Barak Obama, gjatë një darke pune me liderët e vendeve pjesëmarrëse. Ndër presidentet pjesëmarrëse të këtij Samitit është edhe presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, e cila do të mbajë një fjalim para pjesëmarrësve të Samitit, liderëve të Evropës Qendrore.Në fillim të samitit ldierët e 20 Vendeve të Evropës Qendrore u priten nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ndërkohë që Serbia e Rumania bojkotuan samitin për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Në samitin e Varshavës, marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Kroacisë, i Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, e të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.