2011-05-27 18:03:16

Për Gjykatën e Beogradit, Mladiç mund të transferohet në Hagë


Sipas Gjykatës së Beogradit, Ratko Mladiç, gjenerali serbo-boshnjak, autor i masakrës së Srebrenicës, i kapur dje në Vojvodinë, mund të tranferohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës. Avokati mbrojtës lajmëroi se do ta kundërshtojë këtë vendim. I biri, Darko Mladiç foli sot paradite për “gjendje të tmerrshme shëndetësore” të të atit, duke kërkuar vizitën e një komisioni mjekësh të pavarur, ku të marrin pjesë edhe mjekë rusë.







All the contents on this site are copyrighted ©.