2011-05-27 19:34:54

Më 29 maj kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Dom Nikollë Kaçorrit, meshtar e patriot i jashtëzakonshëm


Prifti e patrioti shqiptar dom Nikollë Kaçorrin ishte figurë kryesore në lëvizjen kombëtare për pavarësi. Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës 1912, dom Kaçorri qe një personalitet i spikatur i Kishës katolike, sekretar i Argjipeshkvisë së Durrësit, me qendër asokohe në Delbnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke pasur në administrim dhe Kishat e famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës.
Dom Nikollë Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe, përkrah Atë Fishtës dhe personaliteteve tjera të kohës. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit, ku u diskutuan probleme të shkollës shqipe.
Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin përkujtohet dhe atdhetari i madh dom Nikollë Kaçorri.
U lind në Krejë Lurë në vitin l862 dhe vdiq në Vjenë në vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i dom Nikollë Kaçorrit është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar, siç pati theksuar në homelinë e meshës së rivarrimit në katedralen e Shën Luçisë në Durrës, edhe presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita. Ta dëgjojmë................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.