2011-05-27 16:30:21

Michel Roy, sekretar i ri i Karitasit Ndëkombëtar: të ndërtojmë një botë më të mirë, jo më peng i financës.


Karitasi Ndërkombëtar ka një sekretar të ri të përgjithshëm. Quhet Michel Roy. U zgjodh dje nga Asambleja Përgjithshme e organizmit, mbledhur që të dielën e kaluar në Romë, me temë “Një familje e vetme njerëzore-zero varfëri”. Sekretari i ri është francez, drejtor i sektorit ndërkombëtar të Karitasit të Francës. Zë vendin e Lesley-Anne Knight. E nisi detyrën e re, duke vënë theksin mbi forcimin e gjallërisë së rrjetit të Karitaseve të ndryshme, në mënyrë që të gjitha së bashku ta çojnë zërin e të varfërve në veshin e institucioneve, që qeverisin Planetin, për të ndërtuar, kështu, një botë të re, e cila nuk merret kurrë më peng nga financat!







All the contents on this site are copyrighted ©.