2011-05-26 16:52:15

Në dioqezën e Sapës 72 të rinj marrin Sakramentin e Krezmimit.


Në dioqezën e Sapës mbi 70 të rinj morën Sakramentin e Krezmimit apo të Përforcimit në fe në bashkësitë Kishtare të shën Kollit në Pistul e në Grash. Gjatë kremtimeve të shenjta, ipeshkvi i vendit imzot Avgustini nënvizon vlerën që kanë Sakramentet për jetën shpirtërore të të rinjve e të besimtarëve në përgjithësi dhe kërkoi të dëshmohet dashuria e Zotit dhe Ungjilli i Tij në jetën e përditshme me vepra konkrete e gjeste bamirësie. Të lejojmë që Fjala e Hiri Hyjnor t’i shndërrojnë zemrat tona, për të qenë dëshmitar të mirësisë së Zotit në vendin tonë. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.