2011-05-26 16:52:07

Muaji maji pranë Shenjtërores së Zojës së Shkodrës


Gjatë muajit maj, të cilin Kisha ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, shtohet numri i shtegtarëve që vizitojnë shenjtëroret mariane kudo në botë e po kështu edhe në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër. Nga kjo Shenjtërore e Nënës së Këshillit të Mirë, besimtarë katolikë shqiptarë presin ndihmë e mbështetje shpirtërore për mbarë Kombin e Vendin, për të gjithë ata që i shërbejnë e duan, për familjet, për thirrjet meshtarake, për të varfrit, të vuajturit, për fëmijët e pleqtë e për të gjithë kombin e shoqërinë shqiptare.
Duke kujtuar lidhjet që patën bërë shqiptarë që më 1467, kur iu lutën Zojës ta shpëtonte Popullin Shqiptar nga tmerret e Turqve e Ajo ua dëgjoi lutjen, tani Kisha i ftoi besimtarët për një ndjet apo qëllim të ri, për të qortuar e për të përmirësuar sjelljen morale, për t’i përngjarë më shumë Jezusit, duke pasur parasysh se edhe sot ndjehet fuqimisht nevoja për t’u penduar para Zotit, Zotit Dashuri, që populli shqiptar e bota të çlirohet nga trazirat e këqija e nga humbja e vlerave morale. E këtë besimtarët ia besojnë ndërmjetësisë së Marisë, Mbretëreshës së paqes, Zojës së Këshillit të Mirë, Zojës së Shkodrës. Po më tepër të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.