2011-05-26 17:10:05

Motrat Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit shënuan 150 vjetorin e themelimit.


Të marten me datën 17 maj Kongregata e Motrave Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit festuan themeluar në vitin 1861 nga Laura Lereoux dhe françeskani pater Gregorio Fioravanti ofm kremtuan 150 vjetorin e tyre.
Meshën Shenjte të këtij përvjetori në Kishën e shën Gjonit në Dushaj të Shqipërisë e kryesoi ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Augustini, në bashkëkremtim me meshtarë misionar nga Italia, Gjermania si dhe françeskanët nga Gjakova, atë Mijo dhe diakoni atë Aleksandri.
Kujtojmë se Motrat e Kongregatës Françesakne Misionare të Zemrës së Krishtit kanë qendra e tyre misionare në Shkodër dhe Dushaj ku prej vitesh janë në shërbim të popullit të Zotit.
Pas kremtimti të Meshës u përuarua dhe bekua qendrës “At Gregorio Fioravanti ofm”. Besimtarët e pranishën patën kështu rastin të njiheshin me veprimtarë e këtyre misionareve edhe përmes një ekspozite fotografike që pasqyronte aktivitetet e ndryshme të Motrave dhe pjesëmarrjen e besimtarëve në këtë zonë.
Të rinjët e kësaj zone përgatitem për këtë përvjetor edhe një program kulturor me një mesazh vëllazërimi e shprese për një të ardhme më premtuese e më të mirë për banorët e këtyre viseve të thella të Shqipërisë.
Në kremtimin e 150 vjetorit të Motrave Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Firzës që përgëzoi Motrat Françeskane dhe falënderoi për ndihmën e veprimtarinë e tyre në të mirë të popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.