2011-05-26 14:55:59

G8: BE, mbështetje pranverës arabe për një impenjim të demokracisë


Mbështetja ekonomike Shteteve të Afrikës veriore e pranverës arabe “ duhet të rritet por shkon krahas e bashke me angazhimin e një avancimi në rrugën e reformave për demokracinë ne keto vende”: kështu pohoi presidenti i Komisionit të BE-së, José Barroso, duke nënvizuar edhe nevojën e “hapave përpara” nga ana e këtyre Vendeve në fushën e kundërshtimit të imigracionit të paligjshëm.
Pra, Liderët e tetë shteteve më të industrializuara të botës filluan takimin e tyre në Dovill të Francës, që kryesisht përqendrohet mbi situatën ndërkombëtare në shtetet arabe dhe atë në Lindje të Mesme. Duke folur në konferencën me gazetarë në hapje të këtij takimi, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompi, nënvizoi se BE-ja ka dëshirë që të ndihmojë ata që kërkojnë ndryshime në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. “Objektivi i qartë është që të përkrahen aspiratat demokratike e ekonomike të 400 milionë njerëzve, që jetojnë në atë zonë. Këto zhvillime në botën arabe janë të një rëndësie të madhe për partnerët e G8-ës. Për Evropën, pak më shumë sepse këto zona janë fqinje të tërë jugut. Ne duhet t’i dëgjojmë ata njerëz dhe t’iu ofrojmë përkrahjen tonë”, tha Rompi.
Edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, është dakord se me këtë e pohon se BE tashmë ka ndërmarrë disa hapa tejet të rëndësishëm. “Ne duam përkrahje të fuqishme dhe konkrete për institucionet demokratike në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore. Ne duhet të qëndrojmë afër me ata që kërkojnë demokraci dhe liri. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka vepruar menjëherë duke i ofruar një partneritet të ri për demokraci dhe prosperitet për Mesdheun jugor”, pohoi Barroso.
Liderët e G8-ës pritet të përkrahin një plan ndihmash që do t’i ndihmojë aktivistët pro-demokracisë dhe reformatorët në botën arabe. Ky plan është bërë i ditur të mërkurën në Londër nga Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, gjatë takimit me Presidentin amerikan, Barak Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.