2011-05-25 19:20:32

Obama: lidershipi i perëndimit është i domosdoshëm


Lidershipi i SHBA-së dhe i aleatëve të saj evropianë vazhdojnë të jenë të “domosdoshëm” në këtë shekull edhe para daljen në pah të fuqive të reja si Kina, India e Brazili. Ky është mesazhi që presidenti amerikan Obama bëri sot në Westminster hall, gjatë një fjalimit të përqendruar mbi vlerat universale të përbashkëta e të mbrojtura së bashku me Britaninë e Madhe.
“Është gabim të themi se rritja e vendeve si Kina, India e Brazili do të thotë fundi i lidershipit amerikan e evropian, pohoi Obama, edhe nëse kombet tjera do të marrin përgjegjësinë e lidershipit global, aleanca jonë do të jenë e domosdoshme”.
Si kryetar i parë i Shtëpisë së Bardhë që u drejtohet përmes një fjalimi lordëve e deputetëve britanikë, Obama u paraqit si “nip i një keniotiani që ishte kuzhinier i ushtrisë britanike e që tani është para jush si president i SHBA-së”. E deshi të nënvizonte se si aleanca ndërmjet Uashingtonin e Londrës është “njëra ndër më të lashtat e më të fortat aleanca që bota ka njohur ndonjëherë”. Një aleancë e bazuar mbi një bashkëndarje të vlerave. “Në dallim nga pjesa më e madhe e vendeve në botë, ne shtetësinë (nënshtetësinë) tonë nuk e përcaktojmë mbi bazën e racës apo të etnisë”, pohoi Obama, duke shpjeguar se të jesh amerikan apo britanik do të thotë “të besosh në disa ideale të caktuara".







All the contents on this site are copyrighted ©.