2011-05-24 16:46:30

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kroacisë për mësimdhënien në shkollat katolike


Në frontin diplomatik, dita e djeshme qe mjaft e rëndësishme për Selinë e Shenjtë, e cila nënshkroi marrëveshjen e zbatimit të Konventës së firmosur 15 vjet më parë me Republikën e Kroacisë, përsa i përket bashkëpunimit në fushën edukative dhe kulturore. Dokumenti i njeh Kishës Katolike të drejtën të hapë shkolla të çdo niveli e përcakton edhe detyrimet e shtetit për to, përfshirë pagat e mësuesve.
Marrëveshja vendos edhe normat e regjistrimit, llojin e mësimdhënies, mënyrën e emërimit të drejtuesve, si edhe mënyrën e miratimit të statutit të shkollave katolike, në përputhje me legjislacionin kroat e me parimet themelore të edukimit katolik.
Kujtojmë se Papa Benedikti XVI do të shkojë në Kroaci më 4 e 5 qershorin e ardhshëm. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Kroate, imzot Marin Srakiç theksoi se shkollat katolike janë të hapura për të gjithë e, përmendi shembullin e Kosovës, ku 90% e nxënësve të shkollave katolike janë myslimanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.