2011-05-24 16:23:16

Mbledhja plenare e Karitasit Ndërkombëtar. Imzot Zef Gashi: bamirësia dëshmon mesazhin e Ungjillit.


Që nga e diela 22 maj e deri më 27 maj, në Romë zhvillohen punimet e Asamblesë së 19-të të Përgjithshme të Karitasit Ndërkombëtar, në të cilën asamble marrin pjesë mbi 300 delegatë të 160 anëtarëve të Konfederatës së themeluar më 1931 për koordinim më të frytshëm të veprës humanitare të Selisë së Shenjtë.
Tema e përgjithshme e kësaj asambleje është “Një familje e vetme njerëzore, zero varfëri”, që njëkohësisht është edhe titulli i “Programit strategjik 2011-20115. Dokumenti është në shqyrtim e sipër nga gjithë të pranishmit për të qenë më pas pik orientimi i punës për katërvjeçarin e ardhshëm.
Në këtë Asamble të 19-të të Përgjithshme të Karitasit Ndërkombëtar marrin pjesë edhe presidentet e drejtorët e Karitasit të Shqipërisë, Malit të Zi e të Kosovës. Mbi punimet dhe synimet e kësaj Asambleje të Karitasit Ndërkombëtar të dëgjojmë opinionin e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Zef Gashit, President i Konferencës Ipeshkvnore ndërkombëtare shën Cirili e Medoti......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.