2011-05-23 17:14:07

Është vrarë Mullah Omari apo jo?


Vazhdojnë zërat mbi vrasjen ose zhdukjen e Mullah Omarit, udhëheqësi shpirtëror i talebanëve në Afganistan, mik e shok me Osama Bin Ladenin. Sot paradite, qarkullonin lajme mbi vrasjen e tij nga shërbimet sekrete në Pakistan, ndërsa largohej nga Quetta drejt Vaziristanit verior. Mbërrin menjëherë përgënjeshtrimi i talebanëve pakistanezë, por fillimisht dukej sikur shërbimet sekrete konfirmonin lajmin e vrasjes. Pas mesditës, zëdhënësi i shërbimeve sekrete afgane sqaroi se Mullah Omari është zhdukur që prej pesë ditësh, por nuk ka siguri për vrasjen e tij.
Ndërkaq, së paku 13 ushtarë humbën jetën gjatë një sulmi taleban kundër bazës aereodetare të Karaçit, pas 14 orë beteje. Rreth 200 reparte speciale pakistaneze arritën të shuajnë ofensivën e terroristëve, duke marrë kontrollin e bazës së madhe ushtarake, një nga më të rëndësishmet në vend. Akoma nuk dihen humbjet e pësuara nga talebanët, të cilët kanë deklaruar se aksioni është pjesë e hakmarrjes së premtuar pas vdekjes së Osama Bin Ladenit, më 2 maj.







All the contents on this site are copyrighted ©.