2011-05-23 17:15:48

Tërmet mbi Zapateron në Spanjë. Humbet zgjedhjet administrative


Tërmet zgjedhor mbi kryeministrin spanjoll Hosè Luis Zapatero, para se të dalë në pension, të paktën si kryetar qeverie. Në zgjedhjet e djeshme administrative, socialistët e partisë së tij morën vetëm 27,79% të votave, duke ua lënë shumicën e bashkive në dorë anëtarëve të Partisë Popullore te udhequr nga Rajoi, e cila fitoi 37,53% të votave.
Ky është rezultati më i keq i arritur nga socialistët pas Frankos. Edhe Barcelona, socialiste që prej 32 vjetësh, ka kaluar tani në dorën e të djathtëve.
Shtypi i Partisë Popullore kërkon sot zgjedhje të parakohshme legjislative, por Zapatero, i cili do të largohet nga politika në fund të legjislaturës, në mars të vitit 2012, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen e nuk pranon zgjedhje te parakohshme.
Në Barcelonë e në qytete të tjera vazhdon protesta e “indignados”, të rinj që manifestojnë kundër krizës e administrimit të saj nga ana e qeverisë. Sipas gazetës “El Pais”, kjo protestë i ka rritur me 50% votat e pavlefshme dhe me një të tretën skedat e bardha të dorëzuara në kutitë e votimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.