2011-05-23 17:15:00

Tornado shkatërron Misurin në SHBA-të. Dhjetra viktima


Ndërsa presidenti amerikan vazhdon udhëtimin e tij në Evropë, një tornado shkatërroi krejtësisht qytetin e Xhoplinit, në Misuri, duke shkaktuar së paku 89 viktima e shumë të plagosur. Sipas autoriteteve, bilanci është i destinuar të rritet. 75% e qytetit nuk ekziston më. Furia e erës ka ngritur në ajër edhe makina e traktorë të rëndë.







All the contents on this site are copyrighted ©.