Rritet tensioni ndërmjet Veriut e Jugut të Sudanit, vetëm pak javë para hyrjes në
fuqi të deklaratës së pavarësisë së Jugut, pas referendumit të 9 janarit. Kryeqytetet
Khartum e Jouba janë një hap larg konfliktit, për shkak të hyrjes së ushtrisë veriore
në rajonin naftëmbajtës të Abijeit. Sudani Jugor e konsideron këtë si deklaratë për
luftë dhe kërkon ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. OKB-ja e Bashkimi Evropian
e dënuan menjëherë aktin e ushtrisë së Veriut dhe kërkuan fundin e dhunës, e cila
vë në rrezik jetën e mijëra personave.