2011-05-23 14:17:20

SHBA: Obama, me Irlandën kemi ‘lidhje gjaku’


SHBA-së e Irlanda kanë një “lidhje gjaku” që shkon përtej interesave strategjike e të politikës së jashtme, sepse ka miliona irlandezë-amerikanë në SHBA-së. Kështu th presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë takimit me kryeministrin irlandez Edna Kenny.
Në SHBA-së janë 36,9 milionë qytetarë me prejardhje irlandeze, që do të thotë katër herë sa tërësia e popullsia së Irlandës, që ka afër 4,47 milionë banorë.
Kështu presidenti amerikan Obama e nisi udhëtimin e tij një javor në Evropë. Obama do të vazhdojnë udhëtimin edhe në Britani të Madhe, ku do të jetë mysafir i mbretëreshës Elizabeta në një darkë zyrtare shtetërore. Më pas vijon vizita në Francë, ku presidenti Obama do të marrë pjesë në samitin e G8-ës, para se ta përmbyllë udhëtimin e tij evropian me vizitën në Poloni, ku do të takojë liderët nga Evropa Lindore.







All the contents on this site are copyrighted ©.